Make Your Dreams Come True

Interierë të personalizuar
me cilësi të lartë

MetalTech krijon mobilje dhe hapësira të brendshme sipas projektit për shtëpi luksoze, hotele, restorante dhe lokale. Që nga viti 2003, kombinojmë mjeshtërinë tradicionale me teknologji moderne për rezultate afatgjata dhe estetike.
Shfleto shërbimet
Metal Tech

Kush jemi ne?

0+

vite eksperiencë

Kompania jonë u themelua në vitin 2003 nga Hasim Tërnava dhe Evelina Ndrecaj me vizionin për të sjellë produkte cilësore të mobiljeve, besueshmëri dhe risi në çdo projekt. Fillimisht si vazhdimësi e traditës familjare në punime metali, me kalimin e viteve kemi zgjeruar gamën e produkteve në të gjitha sektorët e prodhimit të enterierit.

Në vitet e fundit kemi krijuar edhe zyrën tonë të arkitekturës, gjithashtu kemi bashkëpunim të ngushtë me arkitektë dhe zyra projektuese ndër më të njohurat në vend dhe rajon. Produktet tona të enterierit tashmë janë të pranishme në disa vende të Europës dhe në Amerikën e largët, duke dëshmuar cilësinë dhe standardet tona ndërkombëtare.

Misioni ynë është të krijojmë hapësira të brendshme unike për shtëpi luksoze, hotele dhe lokale, duke ofruar vetëm interiere të specializuara sipas projektit. 

Ne kombinojmë mjeshtërinë tradicionale me teknologjitë më të avancuara për të sjellë mobilje të personalizuara që reflektojnë luks, estetikë dhe funksionalitet.

Me një histori të ndërtuar mbi përkushtim dhe profesionalizëm, ne synojmë të jemi partneri strategjik i klientëve tanë, duke ofruar zgjidhje afatgjata, efikase dhe cilësore.

0+

Mbi 15 vite eksperiencë

0+

100+ projekte të realizuara

0+

10+ kategori produktesh

Shërbimet

Shërbimet tona

Produkte të personalizuara

Mobilje të personalizuara të realizuara sipas kërkesave, përmasave dhe stilit të çdo klienti.

Interierë të hapësirave luksoze

Zgjidhje të plota për hotele, restorante, kafiteri dhe shtëpi private, me fokus në estetikë dhe funksionalitet.

Dhoma gjumi

Mobilje të dizajnuara sipas projektit për hapësira komode, elegante dhe praktike.

Kuzhina të personalizuara

Kuzhina funksionale dhe moderne, të përshtatura me hapësirën dhe nevojat e përdoruesit.

Dhoma fëmijësh

Zgjidhje të sigurta, praktike dhe kreative për dhoma fëmijësh të organizuara mirë.

Garnitura për sallone

Mobilje për sallone që kombinojnë rehati, dizajn dhe përdorim afatgjatë.

Tavolina

Tavolina nga druri masiv dhe metali, të punuara me kujdes për ambiente moderne dhe klasike.

Karrige dhe shankerica

Karrige dhe shankerica funksionale, estetike dhe të përshtatura për ambiente banimi apo komerciale.

Dizajn interieri

Konceptim dhe projektim i hapësirave të brendshme, duke kombinuar estetikën, funksionalitetin dhe nevojat specifike të klientit.

Procesi

Procesi ynë i punës

Konsultimi

Fillojmë me një konsultim fillestar për të kuptuar nevojat, stilin dhe funksionin e hapësirës suaj.

Planifikimi

Përgatisim konceptin dhe planin e projektit, duke përcaktuar materialet, përmasat dhe zgjidhjet praktike.

Dizajni

Krijojmë dizajn të personalizuar të enterierit dhe mobiljeve, të përshtatur me hapësirën dhe kërkesat tuaja.

Realizimi

Ekipi ynë prodhon dhe monton elementet me kujdes, duke siguruar cilësi, funksionalitet dhe përfundim profesional.

Vlerësimet nga klientët

Jam vërtet i impresionuar me cilësinë e dollapëve të personalizuar që ndërtuan për kuzhinën time. Mjeshtëria është e jashtëzakonshme.

Emri Mbiemri

Pozita, Kompania
FAQs

Pyetjet më të shpeshta

Koha varet nga madhësia, kompleksiteti dhe materialet e projektit. Pas konsultimit fillestar, ju japim një afat të përafërt realizimi.

Po, mund të realizojmë projekte të përgatitura nga arkitekti juaj ose të bashkëpunojmë për ta përshtatur projektin me prodhimin.

Punojmë për shtëpi private, hotele, restorante, kafiteri dhe hapësira të tjera komerciale.

Mund të na kontaktoni përmes WhatsApp/Viber në +383 49 411 117 ose me email në metaltechks@gmail.com.

Kontakti

Na kontaktoni

Numri i telefonit

+383 49 411 117