Ysabel Rooftop
YSABEL është një nga projektet më të veçanta dhe më prestigjioze ku kompania jonë ka pasur kënaqësinë të realizojë punimet e interierit.
I vendosur në rooftop në zemër të Prishtinës, YSABEL është një destinacion që gjatë ditës ofron atmosferën elegante të një lounge & bar, ndërsa në mbrëmje shndërrohet në një nga vendet më të frekuentuara të jetës së natës.
Dizajni është konceptuar nga një zyrë prestigjioze arkitekture nga Londra, ndërsa çdo detaj është realizuar me përkushtim nga ekipi ynë. Nga konstruksionet metalike, elementet prej druri, veshjet dekorative të mureve, mobiliet e personalizuara, tavolinat dhe përfundimet artizanale – çdo element është punuar me standardet më të larta të cilësisë.
Një nga karakteristikat më mbresëlënëse të këtij projekti është kulmi tësisht prej xhami, i cili mbush ambientin me dritë natyrale dhe krijon një lidhje të veçantë me qiellin e Prishtinës. Gjelbërimi i pasur, lulet dhe elementet dekorative i japin hapësirës një identitet unik, në harmoni me emrin YSABEL, të frymëzuar nga një perëndeshë që simbolizon elegancën, bukurinë dhe karakterin.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për të gjithë bashkëpunëtorët, mjeshtrit dhe ekipin tonë që dhanë kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti. Falë përkushtimit të tyre, një vizion i jashtëzakonshëm u kthye në një hapësirë që sot mirëpret qindra vizitorë çdo ditë.
YSABEL nuk është vetëm një interier – është një përvojë e krijuar me pasion, mjeshtëri dhe përkushtim.











